Site icon Telegrafi

Dyzet mijë njerëz po i shikojnë ‘Stupcat’ nga aplikacioni

Nga një informatë e marrë nga GjirafaVideo, numri i shkarkimeve të aplikacionit si në iOS ashtu dhe në Android ka arritur mbi 40,000.

Në ‘iOS app’ i GjirafaVideo-s për një kohë ka qëndruar në ‘Trending’, po ashtu ka ri-shikim shumë të lartë.

Ky aplikacion përdoret më së shumti nga fansat e ‘Stupcave’, pasi që është lehtë i përdorshëm.

Me këtë aplikacion keni qasje të lehtë si në serialet si “Egjeli”, “Kafeneja Jonë”, “Hamdiu dhe Shyhretja”, në filma të ndryshëm të Qendrës Kinematografike të Kosovës, emisione të ndryshme, top portalet me video lajme, po ashtu para disa dite është lansuar edhe rubrikën “drejtpërdrejt” ku mund t’i shihni online 24/7 televizionet si Arta News, Dukagjini TV, Zëri, Rrokum TV etj.

Nëse ende nuk posedoni aplikacionin në telefonin tuaj, në këtë link mund ta shkarkoni KËTU.

Exit mobile version