Më 15 prill të vitit 1979, saktësisht në ora 7 e 19 minuta e 50 sekonda, Mali i Zi u godit nga një tërmet katastrofik, me fuqi 7,2 të shkallës Rihter në epiqendër.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti shkaktoi shkatërrim të madh në të gjithë bregdetin e Malit të Zi, mbi 100 kilometra të gjatë.
Epiqendra e tërmetit ishte në Detin Adriatik, midis Ulqinit dhe Tivarit, në një distancë prej 15 kilometrash nga bregu.
Dhe siç kujtojnë mediat serbe, tërmeti vrau 101 vetë në Mal të Zi dhe 35 në Shqipëri – ndërkohë rreth 100,000 njerëz mbetën të pastrehë.
https://www.youtube.com/watch?v=1Oqn6AW8A64&t=87s
Qytetet e Ulqinit, Barit, Petrovac, Budva, Tivat, Kotor, Risan dhe Herceg Novi pësuan më së shumti, një numër i madh i objekteve moderne hoteliere u shkatërruan, 53 objekte shëndetësore, 570 objekte sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve dhe u dëmtuan mbi 200 shkolla – vlera e të cilave llogaritet në rreth 4,5 miliardë dollarë. /Telegrafi/