Mladen Bulatoviq 39-vjeçari i cili vdiq pasi shpërtheu një granatë dore në hyrje të Gjykatës Themelore në Podgoricë, tashmë ishte i njohur për policinë.
Bazuar në informacionet e mediumit malazez “Vijesti”, Bulatoviq ishte dënuar për sulm ndaj policëve, falsifikim, prodhim, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotike, transmeton Telegrafi.
Sipas Drejtorisë së Policisë, Bulatoviq ka hyrë në derën e parë të Gjykatës Themelore rreth orës 11:35 dhe ka aktivizuar bombën në hapësirën ndërmjet dy dyerve prej xhami të objektit.
Tetë persona kërkuan ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike të Malit të Zi, pas këtij shpërthimi.
?#BREAKING: Multiple people reportedly injured in explosion inside a court building in Podgorica, #Montenegro; emergency services on scene pic.twitter.com/8TgdtvRGjB
— Breaking News 24/7 (@Worldsource24) March 3, 2023
Pesë pacientë kanë pësuar lëndime fizike dhe katër pacientë do të pranohen për trajtim të mëtutjeshëm spitalor, sipas informacioneve nga spitali.
Në mesin e të lënduarve ishin gjashtë gra dhe dy burra.
Kryetarja e Gjykatës Themelore në Podgoricë, Zheljka Jovoviq, tha se me vite kanë paralajmëruar për sigurinë në atë institucion. Ajo u tha gazetarëve se rasti i sotëm mund të kishte qenë “shumë më keq. /Telegrafi/