Site icon Telegrafi

I dyshuari për vrasjen në Mitrovicë, djali i asambleistes së PDK-së!

Personi që dyshohet se kreu vrasjen e një të riu në Mitrovicë është djali i një asambleiste të PDK-së në Mitrovicë.

Lexo po ashtu Ky është personi i vrarë sot në Mitrovicë! (Foto)

Burime të KosovaPress nga Mitrovica tregojnë se i dyshuari për vrasje është V.B djali i Valbona Fazliu-Beqiri që është asambleiste e PDK-së në Mitrovicë.

Po ashtu mësohet se babai i të dyshuarit punon në Kuvendin e Kosovës.

Lexo po ashtu I vrari në Mitrovicë, student në Universitetin “Isa Boletini” (Foto)

Sipas informatave nga Mitrovica V.B është nxënës i gjimnazit ndërsa i vrari V.S ka qenë ish nxënës i këtij gjimnazi. /kp/

Exit mobile version