Telegrafi

I dyshuari për vrasjen e Ivanoviqit lirohet nga paraburgimi, i caktohet masa e paraqitjes në polici 

Foto: Arkiv

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur ta lirojë nga paraburgimi të pandehurin M.M, i cili dyshohet si i përfshirë në grupin kriminal për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Masa e paraqitjes në Polici të pandehurit i është vazhduar edhe për dy muaj, deri më datë 15.05.2023.

“Më datë 15.03.2023 Departamenti Special  ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.M, ashtu që të pandehurit M.M i hiqet masa e paraburgimit dhe i caktohet masa paraqitja në stacionin policor”, thuhet në njoftim.

Sipas gjyqtarit të procedurës paraprake, në rast të mosrespektimit të kësaj mase të sigurisë nga ana e të pandehurit M.M, e njëjta masë do të zëvendësohet me masën e paraburgimit.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/