Një anëtar i Gardës Kombëtare Ajrore të SHBA-së do të dalë në gjykatë të premten në Boston, Massachusetts, i akuzuar në lidhje me rrjedhjen e dokumenteve të klasifikuara të inteligjencës ushtarake mbi luftën në Ukrainë.
Jack Teixeira, 21 vjeç, u arrestua të enjten nga FBI-ja në shtëpinë e tij në Dighton, Massachusetts, transmeton Telegrafi.
Teixeira është identifikuar si drejtuesi i një grupi bisedash në internet kur dokumentet dolën për herë të parë.
Ai akuzohet për tërheqjen dhe publikim të paautorizuar të informacionit të klasifikuar.
Rrjedhjet e dokumenteve zbuluan vlerësimet e SHBA-së për luftën në Ukrainë si dhe informacione sekrete të ndjeshme për aleatët amerikanë, duke vënë në siklet Washingtonin dhe duke paraqitur rreziqe për sigurinë kombëtare.
Teixeira punoi si specialist i IT-së në krahun e inteligjencës së Gardës Kombëtare të Massachusetts, me që gjendet në Bazën e Gardës Kombëtare Ajrore Otis në Cape Cod perëndimor.
Ai kishte marrë pjesë në një grup bisede në internet të përbërë kryesisht nga adoleshentë meshkuj, me të cilët dyshohet se kishte ndarë informacione tepër sekrete për muaj të tërë. /Telegrafi/