Policia e Kosovës ka njoftuar se janë në kërkim të një personi në Prishtinë.
Në njoftim thuhet se ai kërkohet për vjedhje, transmeton Telegrafi.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuar kërkohet për veprën vjedhje”, thuhet në njoftim.
Tutje, theksohet se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192./Telegrafi/