Pamjet e kamerave të fshehta kanë filmuar momentin, kur dy kujdestare ia shkulin flokët 92-vjeçares të cilën e përplasin me dhunë për shtrati.
Ed Robins kishte vendosur të instalojë kamera të fshehta në dhomën e nënës së tij në Perth të Australisë, pasi dyshonte se ajo nuk ishte trajtuar mirë nga kujdestaret, transmeton Telegrafi.
Dyshimet se diçka po ndodhte me nënën e tij kishin lindur kur vërejti mavijosjet në trupin e saj. Por dilemat e tij dolën të jenë të vërteta, kur kontrolloi pamjet e kamerave të vendosura.
Aty shiheshin kujdestaret duke e trajtuar në mënyrën më çnjerëzore, derisa njëra prej tyre madje ia shkulte flokët duke e detyruar dhunshëm të shtrihet në shtrat.
92-vjeçarja që vuan nga demenca mundohej të ngritet nga shtrati edhe pse e vetëdijshme që nuk mund të ecte për shkak të këmbës së thyer, por ishin kujdestaret ato që e përplasnin për shtrati. Sikur kjo të mos mjaftonte, ato dëgjoheshin duke qeshur me të.
Ndërsa kur i biri i saj i dërgoi pamjet në polici për të ngritur padi ndaj Glenda Lua, 40-vjeçe dhe Luz Ando Freeman, 63, menaxhmenti i qendrës për kujdesin e të moshuarve ka reaguar menjëherë duke i shkarkuar nga puna. /Telegrafi/
Megjithatë, dyshja i kanë shpëtuar burgut pa vendimit të gjykatës, por ato pretendojnë se janë “viktima” dhe se për shkak të këtyre pamjeve kanë humbur padrejtësisht vendin e punës. /Telegrafi/