Site icon Telegrafi

Dyshohet se vetë-lëndoi veten me armë zjarri, ndërron jetë në spital të Gjakovës

Foto: Ilustrim

Një person është dërguar në QKUK pasi që dyshohet se është vetë-lënduar me armë zjarri, i cili si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00 në Gjakovë, dhe rasti është cilësuar “hetim i vdekjes”.

“Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK, pasi që dyshohet se është vetë-lënduar me armë zjarri. Si pasoj e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

Exit mobile version