Shtatë persona dyshohet se janë helmuar me ushqim në një lokal në Prizren, për të cilin rast policia ka filluar hetimet.
Sipas raportit të PK-së, rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, ndërkaq, të shtatë personat janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim.
Lokali ndërkaq është mbyllur nga inspektorët sanitar.
“Prizren, 16.12.2021 – 09:30. Raportohet se shtatë persona dyshohet se janë helmuar me ushqim, Njësitë relevante policore, një ekipe e ndihmës së shpejtë dhe inspektorët sanitarë kanë dal në vendin e ngjarjes. Personat e helmuar janë dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor, ndërsa lokali ku janë shërbyer me ushqim është mbyllur nga inspektorët sanitar. Rasti vazhdon të hetohet”, raporton Policia e Kosovës. /Telegrafi/