Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti ka shitur në treg të zi tre pistoleta të cilat i kishte me leje të lëshuara nga organi përkatës.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:00, në Deçan.
Siç bëhet e ditur në raport i dyshuari është intervistuar dhe ka deklaruar se ai dyshon se persona të panjohur kishin depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, me ç’rast i kishin vjedhur armët.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka shitur në treg të zi tre (3) pistoleta të cilat i kishte me leje të lëshuara nga organi përkatës. I dyshuari është intervistuar dhe ka deklaruar se ai dyshon se të dyshuar të panjohur, kishin depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, me ç’rast edhe i kishin vjedhur armët e lartcekura të shitura”, thuhet në raport.
Po ashtu në raport thuhet me vendim të prokurori, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime. /Telegrafi/