Site icon Telegrafi

IPK arreston dhe suspendon një zyrtar policor të dyshuar për “sulm seksual”, ndaj një të miture

Foto: Ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve, ka arrestuar një zyrtar policor të dyshuar për “sulm seksual”, ndaj një të miture.

IPK, bënë të ditur, se ditë më parë kishte pranuar një informacion sipas të cilit dyshohej se një zyrtar policor (i Njësisë Rajonale të komunikacionit rrugor në Gjilan) kishte kryer veprën penale “sulm seksual”. Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan hetuesit e IPK-së kanë filluar procedurën hetimore që ka përfshirë edhe autorizimin e përdorimit të masave të fshehta të hetimit.

Si rezultat i veprimeve hetimore IPK thekson se janë siguruar dëshmi në bazë të të cilave dyshohet se zyrtari policor ka kryer veprën penale të “sulmit seksual”.

“Bazuar në këto dyshime, sot në orët e pasditës është arrestuar zyrtari policor (i cili ishte jashtë detyrës zyrtare) dhe me vendim të prokurorit kompetent të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Tutje thuhet se, përveç arrestimit si pjesë e procedurës administrative i dyshuari (zyrtari policor) është suspenduar deri në përfundim të hetimit.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës të prokurorisë Themelore në Gjilan./Telegrfi/

Exit mobile version