Telegrafi

Një grua bie nga një ndërtesë në Fushë Kosovë – dërgohet për tretman mjekësor

Një grua ka rënë nga një ndërtesë në në Fushë Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë se personi i lënduar menjëherë është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth 14:20, kemi pranuar informatën se në rrugë “Arbëria” në Fushë Kosovë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Personi i lënduar (femër), menjëherë është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin./Telegrafi/