Telegrafi

Dyshohet se morën pjesë në vrasje, tortura e dëbim të popullatës civile – policia jep detaje për arrestimin e tre serbëve në Vushtrri

Ilustrim

Tre persona të nacionalitetit serb janë arrestuar të mërkurën, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”.

Kështu bëri të ditur Prokuroria Speciale përmes një njoftimi për media.

Ndërkaq, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se arrestimi i tyre ka ndodhur në Vushtrri.

Lexo po ashtu Prokuroria Speciale njofton për arrestimin e tre serbëve që dyshohen për krime lufte

Sipas policisë të arrestuarit dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasje, tortura, shkatërrim prone dhe dëbim të popullatës civile në territorin e kësaj komune.

“Janë arrestuar tre meshkuj serb, për shkak se dyshohen se gjatë luftës në Kosovë kanë marrë pjesë në vrasje, tortura, shkatërrim prone dhe dëbim të popullatës civile në territorin e Vushtrrisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia. /Telegrafi/