Telegrafi

Dyshohet se kundërligjshëm shpallet fitues tri herë një operatorë teknik në Rahovec, intervistohen shtatë persona

Foto: Arkiv

Një operator ekonomik dyshohet se është favorizuar në tri raste duke u shpall fitues në kundërshtim me ligjin dhe lidhur me këtë janë intervistuar shtatë persona nën dyshimin se kanë kryer vepër penale.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:00, në Rahovec.

“Është raportuar se një operator ekonomik dyshohet se është favorizuar në tri raste duke u shpallur fitues në kundërshtim me ligjin ku janë intervistuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale”, thuhet në raport.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/