Një person nga komuniteti ashkali është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me familjaren e tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosoëvs bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 22.04.2024 në Klinë.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në strehimore.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull ashkali, pasi dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër ashkali, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në strehimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/