Site icon Telegrafi

Dyshohet se keqpërdorën detyrën, Inspektorati rekomandon suspendimin e katër zyrtarëve të policisë kufitare në veri

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e katër  zyrtarëve policorë që të gjithë punonjës në policinë kufitare në Drejtorinë Rajonale Kufitare “Veriu”.

“Ndaj zyrtarëve policorë është duke u zhvilluar procedurë hetimore paraprake me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale  “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në komunikatë.

Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast. /Telegrafi/

Exit mobile version