Kastriot Myftaraj, i cili dyshohet se bëri vetëvrasje, prej shumë vitesh ishte gazetar, analist dhe publicist.
Ai drejtonte emisionin “Ju flet Moska” dhe tema e fundit që trajtoi para disa javësh titullohej “Plan për atentat ndaj një pronari mediatik“.
Më 3 nëntor të vitit 2021, Myftaraj paditi në SPAK, Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun të cilën e akuzonte se kishte falsifikuar formularin e vetëdeklarimit.
Myftaraj i dha fund jetës pasditen e së enjtes, pasi dyshohet se u hodh nga kati i katërt i banesës ku banonte në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.
Ai ishte diagnostikuar me kancer një javë më parë dhe ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.