Policia ka arrestuar një person në Viti, pasi që i njëjti dyshohet se ia ka publikuar disa fotografi një vajze në një grup të rrjetit social.
I dyshuari tashmë është dërguar në mbajtje, transmeton Telegrafi.
“Më 04.05.2024 është arrestuar një mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se i ka publikuar në një grup të rrjetit social disa fotografi të natyrës eksplicite të viktimës femër kosovare të cilat i dyshuari ia kishte bërë gjatë bisedës me viktimën në rrjete sociale. Me vendim të prokurorit I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Telegrafi/