Policia e Kosovës ka intervenuar pasditen e së hënës në Shalë të Lipjanit, pasi është raportuar për gjuajtje me armë zjarri.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci njoftoi se Policia ka identifikuar të dyshuarin 51 vjeçar, F.Sh, ndaj të cilit është inicuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armës.
“Sot rreth orës 16:00 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në fshatin Shalë të komunës së Lipjanit. Policia me shpejtësi ka trajtuar informatën dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Veprimet operativo-hetimore kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit F. Sh, mashkull, 51 vjeç, nga i cili është sekuestruar: Një revole me gaz, e tipit EKOL, kalibrit 9mm, si dhe gjashtë copë fishek”, tha Borovci.
I dyshuari është intervistuar nga ana e policisë dhe është proceduar më tutje në përputhje me rekomandimet e prokurorit të shtetit. /Telegrafi/