Telegrafi

Dyshohet se falsifikoi patentë-shoferin në Dragash, Policia heton rastin

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person dyshohet se tentuar të aplikoj për ndërrim të patentë shoferit të huaj në atë të Republikës së Kosovës, ndërkaq pas një verifikimi është vërtetuar se dokumenti i huaj ishte i falsifikuar.

Rasti ka ndodhur të martën në Dragash.

“Është raportuar se një i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar të aplikoj për ndërrim të patentë shoferit të huaj në atë të Republikës së Kosovës, pas një verifikimi është vërtetuar se dokumenti i huaj ishte i falsifikuar”, thuhet në raport.

Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar. /Telegrafi/