Site icon Telegrafi

Dyshohet se është mbytur një 29 vjeçar në plazhin e Vlorës

Një person dyshohet se është mbytur në plazhin e Zvërnecit në Vlorë, sot rreth orës 17:00.

Sipas policisë, dyshohet se është mbytur në det 29 vjeçari Robert Duraj, nga fshati Peshtan i Fierit, shkruan TCh.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Telegrafi/

Exit mobile version