Një femër dyshohet se është dhunuar në Viti, rastin në Polici e ka paraqitur nëna e saj.
Në njoftimin e bërë nga Policia, thuhet se tashmë është arrestuar personi i dyshuar.
“Me 24.03.2022 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur dyshohet se është dhunuar nga një i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/