Site icon Telegrafi

Dyshohet se dogjën flamurin serb në Graçanicë, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar tre persona, pas pranimit të informatës lidhur me dëmtimin e një flamuri në Graçanicë.

Në media të martën u raportua se bëhet fjalë për flamurin serb, të cilit i është vënë flaka.

Të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

“Pas pranimit të  informatës lidhur me dëmtimin e një flamuri në Graçanicë, që dyshohet të ketë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, policia menjëherë ka nisur një hetim i cili ka rezultuar me  identifikimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndaj personave të dyshuar: E.B 22 vjeçar, Sh.V 22 vjeçar dhe E.G 31 vjeçar është hapur rast, për veprën penale të lartcekur.

“Ndërkohë që hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore në  koordinim me prokurorinë përkatëse”, thuhet tutje./Telegrafi/

Exit mobile version