Telegrafi

Dyshohet se dhunoi një të mitur në motel, arrestohet i dyshuari nga Mitrovica

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Mitrovicë.

Sipas policisë dyshohet se një mashkull me datën 29 maj 2022 në një motel ka dhunuar një të mitur.

“Është arrestuar me 05.06.2022 i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është paraqitur në stacionin policor, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur në një motel ka dhunuar viktimën femër kosovare- e mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia. /Telegrafi/