Telegrafi

Dyshohet se dhunoi seksualisht të miturën në Skenderaj, arrestohet i dyshuari

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për dhunim seksual të një të miture në Skenderaj gjatë muajit shtator.

Sipas raportit të PK-së, viktima nuk ka pranuar të marr tretman mjekësor.

Ndërkaq, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

“Skenderaj shtator 2021 – NN. Në lidhje me rastin me datë 22.10.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka se ka dhunuar seksualisht të miturën, viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar që të marr tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/