Është arrestuar një person në Fushë Kosovës me dyshimin se sulmoi dhe detyroi një femër që të kryejë marrëdhënie seksuale.
Nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti duke e sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/