Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ku një person dyshohet se është vetëvrarë.
Rasti ka ndodhur në zyrën e agjencisë turistike “Veneta travel”.
Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë bëjnë të ditur për Telegrafin se tashmë Prokurori i Shtetit ndodhet në vendin e ngjarjes.
“Lidhur me rastin për të cilin keni kërkuar informata, ju njoftojmë se prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda është njoftuar nga Policia e Kosovës për një vdekje të dyshimtë në Prishtinë. Prokurori i Shtetit ndodhet në vendin e ngjarjes dhe sipas autorizimeve të tij, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 09:30. /Telegrafi/