Imami i xhamisë së Halabakut të Podujevës, Hyzdri Murseli, dyshohet se sot nuk u lejua të hyjë në xhaminë e fshatit nga disa persona.
Në lidhje me këtë, Policia e Kosovës, ka shoqëruar të dyshuarit në stacion, ku njëjtë kanë vepruar edhe me hoxhën.
Klan Kosova raporton se hoxha i cili e ka ushtruar rolin e imamit në Halabak, zyrtarisht nga BIK-u nuk ka qenë imam i kësaj xhamie pasi janë në procedura për ta zgjedhur imamin e kësaj xhamie.
Deri më tani, nga Policia e Kosovës ende nuk kanë dhënë informata zyrtare në lidhje me ngjarjen.
Kujtojmë se kjo ngjarje vjen vetëm një ditë pasi imami i fshatit Lupç të Podujevës është rrahur nga tre persona.