Telegrafi

Disa raste të parave të falsifikuara në rajonin e Prishtinës

Foto: Ilustrim

Në tre raste të ndara në rajonin e Prishtinës është raportuar për disa monedha dhe kartëmonedha të llojeve të ndryshme që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten.

Po ashtu në raport thuhet se lidhur me rastet janë ndërmarr veprimet e nevojshme.

“Në datën e lartcekur në tre raste të ndara në rajonin e Prishtinës, është raportuar për disa monedha dhe kartëmonedha të llojeve të ndryshme, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Lidhur me rastet janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore për procedura të mëtejme hetimore. Rastet nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/