Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj në Klinë, i cili dyshohet për një vepër penale të cilën e kishte kryer në Shqipëri.
Në njoftimin e Policisë thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Bazuar në urdhër-arrestin ndërkombëtar është arrestuar një i dyshuar shtetas i huaj për një vepër penale të cilën i dyshuari e kishte kryer në Shqipëri. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/