Telegrafi

Gjendet trupi i pajetë i një 77-vjeçareje në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë

Një person është gjetur i shtrirë tokë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se në rrugën “Hyzri Talla” në Prishtinë është gjetur pa shenja jete një grua 77-vjeçare.

“Rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Hyzri Talla në Prishtinë, është i shtrirë një person (femër-1942). Menjëherë në vend ngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka shtuar se me rastin po merren njësitë përkatëse të policisë. /Telegrafi/