Site icon Telegrafi

Policia largon mjetin e dyshuar në lagjen ‘Bregu i Diellit’, thonë se nuk ishte shpërthyes

E plotësuar: Policia njofton se ka larguar mjetin e dyshuar në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Sipas tyre, ky mjet nuk ishte shpërthyes.

“Nga Njësia për Menaxhimin e Mjeteve Shpërthyese, mjeti i dyshuar është asgjësuar në mënyrë të kontrolluar dhe ka rezultuar të mos jetë mjet shpërthyes”, konfirmon për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. /Telegrafi/

—-

Policia e Kosovës sot rreth orës 12:00 ka marrë informatën se në lagjen “Bregu i Diellit” është gjetur një mjet i dyshimtë që dyshohet të jetë shpërthyes.

Zëdhënësi Borovci ka thënë për Telegrafin se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 12:00 është pranuar informata se në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë është gjetur një mjet i dyshimtë që dyshohet të jetë mjet shpërthyes. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme të sigurisë”, ka thënë Borovci.

Siç mëson Telegrafi, dyshohet se bëhet fjalë për një bombë. /Telegrafi/

Exit mobile version