Site icon Telegrafi

Dyshohet për neglizhencë, tri gra paraqesin në polici rastin e vdekjes së nënës së tyre

Tri gra kosovare kanë paraqitur një rast të dyshuar të neglizhencës, duke raportuar vdekjen e nënës së tyre.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ankueset dyshojnë se vdekja e nënës së tyre mund të ketë ardhur si pasojë e mos-kujdesit mjekësor.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë të shtunën.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. /Telegrafi/

Exit mobile version