Telegrafi

Dyshohet për krime lufte në Izbicë të Skenderajt, arrestohet një person

Një i dyshuar për krime lufte ndaj popullsisë civile gjatë viteve 1998-1999 është arrestuar gjatë ditës së djeshme.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Izbicë të Skenderajt.

Policia e Kosovës në raportin ditor ka bërë të ditur se i dyshuari kosovar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Izbicë, Skenderaj (1998-1999) NN.   Me 30.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti gjatë kohës së lartë cekur ka kryer veprën penale të lartë cekur.  Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/