Një i dyshuar për krime lufte ndaj popullsisë civile gjatë viteve 1998-1999 është arrestuar gjatë ditës së djeshme.
Rasti është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Izbicë të Skenderajt.
Policia e Kosovës në raportin ditor ka bërë të ditur se i dyshuari kosovar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Izbicë, Skenderaj (1998-1999) NN. Me 30.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti gjatë kohës së lartë cekur ka kryer veprën penale të lartë cekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/