Telegrafi

Dyshohet për katër raste të grabitjes në Mitrovicë, arrestohet një person

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar në Mitrovicë një person të dyshuar për katër raste të grabitjeve.

I arrestuari është B.M, 40-vjeçar.

“Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara për  përfshirje  në katër raste të grabitjes, raste këto të ndodhura mujave të fundit në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Pas intervistimit të njëjtit i janë caktuar 48 orë paraburgim./Telegrafi/