Site icon Telegrafi

Dyshohet për bombë te stacioni i autobusëve në Prishtinë

Telegrafi ka mësuar se një alarm për bombë te stacioni i autobusëve në Prishtinë është raportuar nga qytetarët në Policinë e Kosovës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar të bëjë evakuimin e qytetarëve.

Lexo po ashtu Policia deklarohet rreth dyshimit për bombë në Prishtinë: Një person telefonoi dhe tha se ka vendosur mjete shpërthyese

Policia ka bërë të ditur për Telegrafin se rreth orës 14:00 minuta ka pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.

Njësitet policore janë duke e hetuar rastin./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version