Telegrafi

Dyshohet për bixhoz të paligjshëm në Skenderaj, arrestohet një i dyshuar

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij i janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale disa televizor, monitor, shtëpiza, tastiera, tiketa, etj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 15:45 në sheshin “Adem Jashari”, në Skenderaj.

Ndërsa, rasti është cilësuar si “Organizim i skemave piramidale”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në lokalin tij i janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale (dyshohet për bixhoz); tre televizor për shërbime të basteve, katër monitor, katër shtëpiza, 8 topa letër  për printime,  tre tastiera , 20 tiketa, një libër i basteve,  1×100 euro,  2×20 euro, 16×5 euro, 3×2 euro, 11×1 euro, 52×05 cent, 23×0.10 cent, 9×0.5cent dhe një lexues i tiketave”, thuhet në raport.

Ndërkaq, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/