Të apasionuarit suedezë të pingpongut, Emil Ohlsson dhe Fredrik Nilsson, i njohur si Spin Duo, kanë vendosur një rekord të ri për lojën më të gjatë pingpong – 13 orë, 37 minuta dhe 6 sekonda.
Ndeshja maratonë u zhvillua më 20 korrik 2024, në në Malmo, Suedi.
Mbi katër muaj stërvitje intensive fizike dhe mendore u shpërblyen pasi dyshja hodhën topin pa asnjë pushim të vetëm.
Dyshja mposhtën rekordin e mëparshëm, të mbajtur nga dy lojtarë nga Britania e Madhe. /Telegrafi/