Site icon Telegrafi

Dyshja që i zëvendësuan perfekt Kroosin dhe Balen

Dy lojtarët e rinj të Real Madridit, Lucas Vazquez dhe Mateo Kovacic, janë gjetur mirë në hapësirat e dhëna nga trajneri Zinedine Zidane, shkaku i mungesave.

Real Madridi nxori një barazim 1-1 në sekondat e funti përballë Barcelonës.

Barcelona e nisi me Sergio Busquets, Ivan Rakitic dhe Andre Gomes në mesfushë, ndërsa Real Madridi e nisi me dy kroatë Modric e Kovacic. Me ta së bashku ishte edhe Isco.

Shumë beteja të fituara dhe paraqitje e fortë për 22 vjeçarin që erdhi nga Interi.

Ai erdhi vitin e shkuar ku nuk arriti të bëjë shumë, por këtë vit po luan më shumë dhe atë po e bën shumë mirë.

Vazquez vrapo 11.89 kilometra, i ndjekur nga Sergi Roberto me 11.57.

Sa i përket pasimeve ai kompletoi 90 për qind të tyre duke qenë i treti në këtë renditje.

Kovacic e kreu punën e Toni Kroos me shumë sukses, ndërsa anën tjetër edhe Gareth Bale është duke munguar, por u zëvendësua shumë mirë nga Vazquez.  /Telegrafi/

Exit mobile version