Telegrafi

Dyshja që i kushtoi Manchester Unitedit 160 milionë euro, por stërviten së bashku në Los Angeles (Foto)

Dyshja që i ka kushtuar Manchester Unitedit 160 milionë euro, Paul Pogba dhe Romelu Lukaku, janë duke i kaluar pushimet në Los Angeles.

Nuk është hera e parë që këtë dy yje i kalojnë pushimet bashkë, pasi që dhe në vitin e shkuar e kishin bërë të njëjtën gjë.

Dyshja kanë postuar në Instagram foto duke stërvitur dhe duke e ruajtur formën.

Sulmuesi i Everton, Lukaku, që pritet të prezantohet në ditët në vijim te United, i ka kushtuar klubit 75 milionë funte, ndërsa Pogba sezonin e shkuar kushtoi 89 milionë euro kur erdhi nga Juventusi.

Lukaku testet mjekësore do t’i kryejë në SHBA, për të nënshkruar pastaj një kontratë të vlefshme prej 250 mijë funte në javë.

Jose Mourinho dhe dyshja e re e United pritet të bëhet bashkë në ndeshjet para sezonale në Kalifornia .

Mësohet se Pogba ka qenë faktori kryesor që Lukaku e ka pranuar ofertën e United, e jo atë të Chelseat. /Telegrafi/