Jeta është më e madhe se basketbolli dhe grindjet në ndeshje të tilla dhe këtë e kanë konfirmuar Karl-Anthony Towns i Timberwolves me Joel Embiidin e Detroid Pistons.
Dyshja njihen si më të urryerit mes vete në NBA, ku në çdo ndeshje nuk mungojnë edhe zënkat mes vete.
Karl-Anthony Towns u shprehen të mërkurën në mëngjes se nëna e tij është në gjendje kome dhe po lufton me coronavirusin.
Towns i emocionuar dha detajet për gjendjen e nënës së tij, ndërsa u kërkonte njerëzve që të merrnin seriozisht COVID-19 në një video në Instagram.
Joel Embiid që ka pasur zënka të mëdha me Towns, i ka dal në përkrahje me një mesazh mbështetës.
“Jemi me ty vëlla! Ne do të vazhdojmë të lutemi”, shkroi Embiid në Twitter.
We’re with you brother!!! We’ll keep praying @KarlTowns
— Joel “Do a 180” Embiid??? (@JoelEmbiid) March 25, 2020
Të martën, Embiid u zotua të dhurojë 500,000 dollarë për ndihmë mjekësore në luftë me COVID-19. /Telegrafi/