Telegrafi

Dyshja e sulmit të Shqipërisë më e fortë se e Italisë, Brazilit e Argjentinës

Balaj-Llullaku, dyshja sulmuese e Kombëtares shqiptare, kanë shënuar në total së bashku 20 gola në kampionet ku luajnë.

Këtë gjë nuk e ka bërë asnjë dyshe e asnjë kombëtareje që do të luajnë në këto ditë.

Më pranë dyshes kuqezi është dyshja e Italisë, Immobille-Belloti me 17 gola, ndërsa poshtë tyre renditen dyshet e Argjentinës, Brazilit dhe Francës që plotësojnë pesëshen e parë.

Azdren Llulakuë është duke shkëlqyer me skuadrën e tij Gaz Metan ku udhëheq listën e realizatorëve me 12 gola.

Edhe në Rusi është Bekim Balaj ai që udhëheq me 8 gola. /Telegrafi/

Shqipëria

20 gola – Llullaku (12), Balaj (8)

Italia

17 gola – Immobile (9), Belloti (8)

Argjentina

16 gola – Messi (8), Aguero (8)

Brazili

15 gola – Jesus (11), Neymar (4)

Franca

11 gola – Grizmann (6), Gameiro (5)