Mesfushori i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum, është në dyshim për takimin ndaj Manchester Unitedit.
25-vjeçari është lënduar në takimin ndaj Francës, ku përfaqësuesja e tij humbi me rezultat 0-1 me golin e Paul Pogbas.
Reds janë duke montuar me kujdes situatën e lojtarit dhe janë duke bërë të pamundurën që ai të jetë i gatshëm për Djajtë e Kuq.
Në dyshim është edhe Adam Lallana, i cili është duke marrë trajtim intensiv nga stafi mjekësor i skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp.
Aktualisht Liverpooli renditet në pozitën e katër me 16 pikë, kurse Unitedi në të gjashtën me 13 pikë. /Telegrafi/