Telegrafi

Dyshja argjentinase ia hapin derën Messit te Real Betisi

E ardhmja e Lionel Messit tashmë ka krijuar shumë diskutime gjatë javëve të fundit, dhe me siguri do të zhurmojë deri në afatin kalimtar të verës.

Argjentinasi pritet të bëhet një lojtar i lirë në fund të sezonit, me kontratën e tij me Paris Saint-Germain që i skadon dhe një rinovim duket gjithnjë e më i vështirë për t’u realizuar.

Ylli 35-vjeçar mund të rikthehet në futbollin spanjoll këtë verë, pasi është lidhur shumë me një rikthim te Barcelona.

Lexo po ashtu Lojtari i parë që pritet të sakrifikohet nga Barcelona për rikthimin e Messit

Megjithatë, German Pezzella dhe Guido Rodriguez i kanë thënë TyC Sports se i kanë ofruar bashkëkombësit të tyre mundësinë për t’u bashkuar me ta në Real Betis.

“Ne te Betis ia kemi hapur derën. Nuk kemi asnjë problem. Nëse do të vijë, do ta mirëpresim”, deklaroi Pezzella.

Lajmi i mirë për Messin është se edhe nëse ai nuk mund të ketë rikthimin e bujshëm në Barcelonë, ose nëse transferimi në Arabinë Saudite nuk ndodh, ai do të ketë një vend te Real Betis, nëse ai dëshiron. /Telegrafi/