Site icon Telegrafi

Dyshimet për falsifikim të dokumenteve në komunë të Prishtinës, Hoxha: Ju garantoj që në Kosovë nuk ka njeri të paprekshëm

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha sot në një konferencë për media është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me dyshimet për falsifikim në komunën e Prishtinës dhe lidhjeve të ngushta eventuale të zyrtarëve të Prokurimit me ata të Departamentit për  krime ekonomike. 

Hoxha i pyetur lidhur me këto çështje tha se garanton që në Kosovë nuk ka njeri të paprekshëm nëse dyshohet ose ka shkel ligjin.

“Unë ju garantoj që Policia e Kosovës çdo individë që shkel ligjin ka me hetu pa dallim. Nuk ka në Kosovë njeri të paprekshëm nga Policia e Kosovës nëse e ka shkel, ose dyshohet se ka shkel ligjin… Ka qenë një hetim, është duke u zhvillu nuk e di deri ku ka mrri…”, tha ai.

Ai tha se po ashtu se “ju garantojë nuk ka asnjë pengesë Policia e Kosovës me kry punë, as nga unë, as nga menaxhmenti e as nga niveli qeveritar.. ne kemi pas kërkesa me kry punë ma shumë…”, tha ai.

Sipas tij, nuk do të ketë asnjëherë tendenca për t’i pasivizu rastet apo t’i fusin në dollap letrat sepse sipas tij korrupsioni është kanceri i shoqërisë. /Telegrafi/

Exit mobile version