Kanë filluar të zbulohen arsyet e vdekjes së Diego Maradonës, që besohet se ka konsumuar koktej kokaine për të parandaluar depresionin e thellë që gjendjes.
Këto detaje vijnë, pasi policia e Argjentinës ka kontrolluar shtëpinë e tij dhe ka gjetur një mori barnash të përziera me lënë narkotike, për të parandaluar çrregullimin bipolar.
Maradona ndërroi jetë nga sulmi në zemër që çoi në një edemë pulmonare, një akumulim i lëngjeve në indet e mushkërive.
Ekspertët e shëndetit kanë sugjeruar që kokteji i ilaçeve që 60-vjeçari po merrte mund të kishte vendosur stres në zemrën e tij.
Doktori i tij, Leopoldo Luque mohoi se ai të ia ketë dhënë atë dozë, pasi do e parandalonte atë në konsumimin e tyre.
Medikamentet në të cilat ishte Maradona thuhet se ishin për të trajtuar çrregullime të humorit duke përfshirë depresionin, skizofreninë dhe çrregullimin bipolar, dhimbjen nervore të shkaktuar nga sëmundje të tilla si diabeti, por edhe për epilepsinë. /Telegrafi/