Site icon Telegrafi

Dyshimet e helmimit nga uji i pijes në Deçan, Ramosaj ndërpret funizimin me ujë deri të dalin analizat e institutit

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka folur për rastin e dyshimit të helmimit nga uji i pijes.

Në një shkrim në Facebook, ai tha se ende nuk dihen arsyet e helmimit.

Ai tregoi se Shtabi Emergjent ka mbajtur takim dhe është vendosur që në fshatrat Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i Ri, të nderprehet rrjeti i ujësjellsit deri nesër ku edhe dalin analizat nga instituti.

Lexo po ashtu Drejtori i QKMF-së në Deçan flet për gjendjen e pacientëve që dyshohet se u helmuan nga uji: Vetëm mbrëmë 164 pacientë kërkuan ndihmë

Po ashtu theksoi se stafi i QKMF-së ka shtuar kapacitetet dhe po punon pa ndal në ndihmë të qytetarëve.

Po ashtu barnatoret edhe pse ditë e diel të gjitha  janë të hapura.

“Ju dëshiroj shërim të shpejt të gjthë qytetarëve që kanë simptoma të helmimit, ju lus ta merni me qetësi pasiqë gjendja është nën kontroll dhe stabile”, shkroi Ramosaj.

Ndërkaq, Drejtori i QKMF-së në Deçan, Selmon Berisha në një prononcim për Telegrafin ka thënë se vetëm mbrëmë kanë kërkuar ndihmë mjekësore 164 pacientë.

Ai shtoi se fillimisht kanë menduar se kjo është si pasojë e temperaturave të larta.

Doktor Berisha ka shtuar se simptomat te pacientët janë: marramendje, plogështi, të vjella, barkqitje, dhimbje në regjionin e barkut dhe temperaturë./Telegrafi/

Exit mobile version