Site icon Telegrafi

Dyshime se fanella me numrin 9 e Mbappes është shtypur në dyqanin e Real Madridit

E drejta e imazhit, bonusi i nënshkrimit dhe paga përfundimtare janë ato që e ndajnë Kylian Mbappen nga pranimi i ofertës së Real Madridit, raporton Diario AS.

Francezi po kërkon një pagë vjetore prej 50 milionë euro bruto (25 milionë euro neto) dhe një bonus nënshkrimi prej 150 milionë euro nëse do të largohet nga PSG.

Për më tepër, Mbappe dëshiron një përqindje të të drejtave të tij të imazhit që sjell rreth 100 milionë euro në sezon.

Lexo po ashtu Tri kërkesat e Mbappes për të nënshkruar me Real Madridin

Real Madridi ende nuk ka rënë dakord me kërkesat e Mbappe dhe kjo shpjegon pse lojtari heziton të njoftojë publikisht se do të largohet nga PSG.

Duke qenë në një situatë të mjegulluar, ka aq shumë raportime në lidhje me të ardhmen e 25-vjeçarit, aq sa ka dalë një video që tregon se fanella e lojtarit është shtypur në dyqanin e Los Blancos.

Lexo po ashtu Zbulohet se sa do të përfitojë në të vërtetë Mbappe vetëm nëse nënshkruan me Real Madridin

Nuk dihet nëse kjo video është xhiruar në dyqanin e Real Madridit, apo është ndonjë inskenim ilegal i ndonjë dyqani që krijon fanella fallco.

Por, në shikim të parë – fanella ka shumë ngjashmëri me ato të klubi spanjoll, derisa kjo pamje mbetet e mjegulluar nga vërtetësia sa e ardhmja e Mbappes. /Telegrafi/

Exit mobile version